Shumica e 615 milionëve gjatë 2022-ës që diaspora investoi në Kosovë, ishin patundshmëri.
E që këto të hyra të rriten e të jenë më të bereqetshme po kërkohet që të krijohet një strategji nga Qeveria e Kosovës për të nxitur investimet e huaja direkte. Kështu do të arrihet edhe rritja e punësimit të të rinjve.
Sipas ish kreut të Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu diçka e tillë duhet të prodhojë efektin win-win.
Lehtësira që mërgata të sjell para në Kosovë, po kërkon edhe Sejdi Hoxha si profesor universitar sidomos në sektorët deficitar.
Hoxha si ish-deputet, shton se duhet ndërruar qasja dhe kjo kategori të mos trajtohet si investim i huaj dhe të lirohen nga TVSH e akciza.
Ndër shtetet që më së shumti investojnë në Kosovë sipas të dhënave zyrtare janë Gjermania, Zvicra dhe Amerika.