Lajme

Intervista e Hamzës, Syla: Më pëlqeu sinqeriteti i tij, super elaborimi për rritjen e rrogave

By GAZETA SCANNER 1

September 27, 2024

Analisti Valon Syla e ka lavdëruar paraqitjen e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, mbrëmë në “Debat Plus”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i ka pëlqyer sinqeriteti që kandidati i PDK-së ka treguar.

Sipas tij, elaburimi i Hamzës për rritjen e rrogave ka qenë fantastik.

“E pashë sot debatin e Bedri Hamzës përballë gazetarëve dhe analistëve dhe me dha ndjenjên se; Me afër se kurrë tashmë – Një epokë e zgjyrit popullist që e kaploi Kosovën si një Fruth apo Lij e Ujit me hipnozën e Albin Kurtit dhe mashtrimeve epike, hajnisë paftyrë e dëmeve edhe fatale, e orkestruar me njerëzit me te dobët e më të budallëm ndonjë herê që i kam pa në krye të vendit po përfundon. Më pëlqei sinqeriteti i Hamzës dhe shija mas pari për koalicionin me LDKn. Super elaborimi për rritjen e rrogave dhe reflektimi i stabilitetit dhe seriozitetit qe ka nevoje Kosova. Bravo.”, ka shkruar Syla.