Sport

Interi synon t’ia ‘vjedh’ Barcelonës Vidal-in

Klubi i madh italian, Inter është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal, raportojnë mediet italiane, përcjell GazetaScanner.

“Nerazurët” janë duke çaluar në mesfushë për shkak të lëndimeve, prandaj drejtuesit e internistëve janë duke menduar që gjatë këtij dimri, ta blejnë një super-mesfushor.

Siç raportohet, Interi është gati të nis negociatat me Barcelonën për kilianin, i cili nuk po gjen hapësirën e duhur në ekipin e parë të Valverdes. Megjithatë, Interi nuk do ta ketë lehtë ta blejë Vidalin, sepse në garë për ish-lojtarin e Bayern Munich është edhe Juventusi. /GazetaScanner/