Sport

Interi i vendos ultimatum Perisicit, duhet të ul pagën për të qëndruar në klub

Gjiganti italian i ka vendosur ultimatum futbollistit kroat.

Ivan Perisic është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Interin që i skadon në qershor të vitit 2022.

Kroati, aktualisht përfiton pesë milionë euro në sezon dhe ‘Nerazzurët’ i kanë bërë me dije që duhet ta ul pagën e tij.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Perisic duhet të pranojë uljen e pagës në tre milionë euro për të nënshkruarë kontratën e re.

32-vjeçari, nuk dëshiron të ul pagën e tij dhe gjasat janë të mëdhaja që ai të largohet verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Perisic është pjesë e Interit nga viti 2015 dhe ka luajtur 213 ndeshje me klubin duke realizuar 46 gola e 41 asistime.