Interi ka shënuar fitoren e radhës, tani duke e mposhtur Udinesen 2:0 në çerekfinale të Kupës së Italisë, për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Lazion.
Zikaltrit e dominuan tërësisht takimin dhe nuk rrezikuan për asnjë moment fitoren.
Marko Arnautovic shënoi për 1:0 në minutën e 30-të, pas një gabimi të Udineses në mesfushë, me Mehdi Taremin që asistoi bukur.
Mesfushori yll i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, realizoi gol të jashtëzakonshëm direkt nga rivënia këndore, për ta dyfishuar rezultatin.
Skuadra e Simone Inzaghit pati raste të shumta në vazhdim, por rezultati nuk ndryshoi dhe me fitoren 2:0, Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Në 1/2 e finales, zikaltrit do të përballen me Lazion vendase, skuadër të cilën e demoluan në Serie A, pak ditë më parë.