Sport

Inter dhe Tottenham përgatiten për shkëmbimin e madh

Inter dhe Tottenham mund të përfshihen në një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

‘Zikaltërit’ janë duke shfaqur interesim për mesfushorin francez të Tottenham, Tanguy Ndombele, i cili po pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.

Për të bindur Tottenhamin dhe Jose Mourinhon që të heq dorë nga kjo, Inter po mendon t’u ofrojë anglezëve shërbimet e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.

Sipas Di Marzios, Inter janë përgatitur t’i ndajnë rrugët me sllovakun në mënyrë që të ndihmojnë në nënshkrimin e Ndombele, që nuk po kalon formë të mirë te Tottenham.

Skriniar tek Inter është transferuar në vitin 2017, dhe konsiderohet në mesin e mbrojtësve më të mirë sot në Evropë, me Manchester Cityn që gjithashtu të interesuar për të./Lajmi.net/