Ballina

Inteligjenca amerikane: Ballkani mund të përballet me një rrezik në rritje të konflikteve ndëretnike

By GAZETA SCANNER 1

March 12, 2024

Raporti i fundit i inteligjencës amerikane ka lëshuar një paralajmërim për përshkallëzimin e mundshëm të konflikteve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor në vitin 2024.

Raporti përshkruan një tablo të zymtë të situatës, me liderët nacionalistë që parashikohet të përforcojnë dallimet etnike për të përfituar politikisht dhe për të përmbushur objektivat e tyre strategjik.

“Ballkani Perëndimor mund do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024. Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar integrimin më të gjerë të Ballkanit në institucionet e BE-së”, thuhet aty.

Ngjarjet e vitit të kaluar, si agresioni i Banjskës dhe përleshjet e majit 2023 në Kosovë, dhe provokimet e liderit serb në Bosnje Milorad Dodid merren si pika referencë në fragjilitetin e situatës në Ballkan.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023.” – thuhet at.