8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Intel planifikon 1 trilionë tranzistorë në çipet e prodhuara në 2030-ën

- Advertisement -

Në Shtator CEO i Nvidia Jensen Huang deklaroi se Ligji Moore ka vdekur gjatë prezantimit të serive RTX 4000. Parashikimi erdhi pas disa deklaratave të tjera bërë nga Huang gjatë 2017-ës në Konferencën Bejing GPU Technology.

Por Intel nuk është dakord me ato që thotë lideri i Nvidia. Kompania zbuloi gjetjet e saj më të fundit të cilat do të mundësojnë implementimin e 1 trilionë tranzistorëve në çipe deri në 2030-ën.

Hulumtimi më i fundit i Intel rreth tranzistorëve dhe procesorëve është i përqendruar në avancimin e performancës dhe efikasitetit të procesorëve duke mbyllur distancën mes procesorëve me një pllakë të vetme dhe dizajnëve të re “chiplet.”

Disa koncepte tregojnë një reduktim i hendekut të performancës mes çipeve monolitike dhe chiplet.

Gary Patton, zëvendës presidenti i Intel dhe menaxheri i divizionit Components Research and Design Enablement, tha se 70 vite që nga shpikja e tranzistorit, inovacioni që mban të gjallë ligjin Moore vijon të adresojë nevojat e botës për fuqi kompjuterike.

Intel tregoi kërkime konkrete të cilat do të mundësojnë thyerjen e barrierave aktuale dhe të ardhshme për të mbajtur ligjin Moore gjallë edhe për vitet e ardhshme.

Puna e grupit kërkimor të Intel është 5 deri në 10 vite përpara se teknologjitë e tyre të bëhen komercialisht të disponueshme. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit