Teknologji

Instagram do të lajmërojë përdoruesit kur ka probleme teknike

Instagram po teston një funksionalitet të ri që do tu tregojë përdoruesve kur shërbimi ka probleme madhore teknike. Njoftimi do të shfaqet në Activity Feed dhe do të vijë në raste të një ndërprerje madhore si ajo e javës së kaluar.

Është një funksionaliteti i arsyeshëm pas kaosit që shkaktoi rënia e shërbimeve të Facebook përfshirë Messenger, WhatsApp dhe Instagram.

Kur shërbime popullore si ato të Facebook nuk aksesohen, njerëzit zakonisht kontrollojnë internetin e tyre ose shqetësohen për llogaritë e tyre.

Instagram po teston vetëm në SHBA aktualisht dhe në të ardhmen mund ta bëjë të disponueshëm në mbarë botën. Mbase ky funksionalitet ose diçka e ngjashme do të mbërrijë në WhatsApp apo Messenger gjithashtu. /PCWorld