Inspektorati i Kryeqytetit ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara, e të cilat janë të parkuara në hapësira publike, në zona të ndryshme në kryeqytet.
Ndërsa u ka bërë thirrje pronarëve të këtyre veturave, që të bashkëpunojnë me inspektoratin, për largimin e veturave nga këto hapësira, brenda fatit të paraparë..
“Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e Inspektoratit si dhe të bashkëpunojnë duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të kryeqytetit. /Indeksonline/