Lajme

Injorimi i himnit të Kosovës nga Bislimi, Çitaku: Shko në shtëpi, fli pak

By GAZETA SCANNER 1

February 18, 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar kundër injorimit të intonimit të himnit që iu është bërë nga zëvendëskryeministri, Bisnik Bislimi, në ndeshjen miqësore mes veteranëve të Kosovës dhe Gjermanisë që u luajt të shtunën.

Çitaku e ka quajtur një veprim të këtillë të “turpshëm”, derisa ka ironizuar me një deklaratë të mëhershme të numrit dy të Qeverisë, i cili tha se mbështetja ndaj kësaj Qeverie ishte aq e madhe sa që këtë të fundit nuk po e zinte gjumi, shkruan Demokracia.com.

“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, ka shkruar Çitaku në ‘Facebook’.

Në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës është zhvilluar ndeshja miqësore e veteranëve, Kosovë – Gjermani.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili gjatë intonimit të himnit të Kosovës dhe Gjermanisë nuk lëvizi nga vendi.