Çmimi i qumështit, biletave të fluturimit dhe veturave të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e fundit ka pësuar rënie.
Kjo ka ndihmuar që shkalla e inflacionit të shkojë në pikën më të ulët në dy vjetët e fundit, raporton BBC.
Norma e inflacionit është regjistruar prej 4.9 përqind për 12 muaj, gjatë prillit, kanë treguar të dhënat zyrtare.
Kjo ka qenë për 5 përqind më pak sesa në mars dhe shënon rënien për muajin e dhjetë me radhë.
Kjo rënie vjen pasi që Banka Qendrore e ShBA-së ka rritur dukshëm normat e interesit si përpjekje për ta kontrolluar ngritjen e çmimeve.