Botë

Indi: Ligji i kontestuar nuk shfuqizohet

Gjykata e Lartë e Indisë hodhi poshtë të mërkurën kërkesën për të ndaluar zbatimin e një ligji të ri mbi shtetësinë që bazohet tek feja, i cili u bë shkak për protesta të dhunshme në vend. Gjykata njoftoi gjithashtu se do të mbajë një seancë muajin tjetër lidhur me këtë çështje, transmeton VOA.

Ligji për ndryshimin e shtetësisë e bënë më të lehtë për atë pjesë të popullsisë jo-myslimane nga vendet fqinje si Afganistani, Bangladeshi e Pakistani të cilit janë vendosur në Indi përpara vitit 2015 që të fitojnë shtetësinë indiane.

Ligji ka shkaktuar protesta masive. Protestuesit e cilësuan ligjin si një masë kundër myslimanëve dhe akti më i fundit në një seri veprimesh të qeverisë nacionaliste hinduiste të kryeministrit Narendra Modi për të margjinalizuar këtë komunitet.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, S.A. Bobde e hodhi poshtë kërkesën për të ndaluar zbatimin e ligjit, i cili hyri në fuqi javën e kaluar. Megjithatë gjykata pritet të zhvillojë një seancë dëgjimore më 22 janar për të dëgjuar pretendimet e kundështarëve të ligjit që sfidojnë vlefshmërinë kushtetuese të tij.

Protestuesit thonë se përjashtimi i myslimanëve tregon një paragjykim të thellë ndaj këtij komuniteti, që përbën 14 për qind të popullsisë së vendit, popullsia myslimane e tretë në botë për nga madhësia./VOA/