Lajme

Incidenti në Aeroportin e Shkupit, Aleanca për Shqiptarët: Provokim i rëndë, qeveria të kërkojë falje

By GAZETA SCANNER 1

August 01, 2024

Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër incidentin e fundit në të cilin janë përfshirë zyrtarët e Aeroportit të Shkupit dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Aleanca e cilëson trajtimin e presidentit Osmani si fyerje të rëndë ndaj Republikës së Kosovës dhe shkelje të protokolleve ndërkombëtare.

Në deklaratën e tyre, Aleanca bën thirrje për hetim të plotë, duke e cilësuar incidentin si një “sulm skandaloz” ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës.

Ata kritikuan Qeverinë e VMRO-së dhe VLEN-in, duke i akuzuar ata jo vetëm për minimin e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por edhe për mosrespektim të Kosovës dhe Presidentes së saj.