OPINIONE

Impeachment apo impiçment i presidentit të ShBA-së nuk është shkarkim!

Shkruan: Uk LUSHI

Impiçment është nxjerrje në gjykim (politik) për dyshime të shkeljeve pushtetore para House of Representatives (Dhomës Përfaqësuese të Kongresit) dhe mandej para Senatit, i cili e jep verdiktin për impiçment. Pra impiçment është proces i organizuar nga politikanët ku mund të merr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Amerikës, nëse procesi shkon aq thellë.

Deri më tash impiçmentit i janë nënshtruar dy presidentë amerikanë. Jackson dhe Clinton. Asnjëri nuk është shkarkuar dhe impiçmenti nuk ka pasë efekte juridike. Gjasat që Presidenti Trump të largohet për shkak të impiçmentit janë virtualisht zero. Prandaj më ngadalë me përdorimin e fjalës shkarkim.

Kam një lutje për njerëzit e medias dhe posaçërisht politikanët shqiptarë: mos u ngutni të deklaroheni për politikën amerikane pa nevojë. Shteti dhe votuesit amerikanë e vendosin kush e udhëheqë dhe do ta udhëheqë Amerikën. Bile, marrë në tërësi, Trump ka gjasa shumë të mira të rizgjedhet president më 2021 për mandatin e dytë, pjesërisht duke ju falënderuar politikanëve leshko të Partisë Demokratike pikërisht për shkak të impiçmentit politik kundër Trump.