Lajme

Imer Mushkolaj: Qeveria Kurti, njëjt si PAN-i, kështu nuk çkapet shteti

Vazhdimi i emërimeve politike në ndërmarrjet publike nga Qeveria Kurti ka marrë kritikën edhe të analistit, Imer Mushkolaj. 

Analisti kosovar vlerëson se ky model është i njëjtë me atë që qytetarët e kanë ndëshkuar në zgjedhjet e tetorit. 

Mushkolaj i ka bërë thirrje Kurtit se në këtë mënyrë shteti nuk çkapet. 

“Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit” shkruan Mushkolaj në reagim