Ish-preisdenti i Shqipërisë, Ilir Meta është kthyer në një personazh atipik.
Meta kohët e fundit është përpjekur t’i shpërfaqë edhe aftësitë e tij sportive e akrobatike në videot që po i publikon vazhdimisht. Përveç ngjitjeve në mal, së fundmi Meta erdhi në versionin “futbollist”.
I ftuar në Klan mbrëmë, kryetari i Partisë së Lirisë u shfaq duke bërë zhonglime me top. Por nuk shkoi si duhet pasi papritur ai u rrëzua në mes të studios.