Këshilla mjekësore

Ilaçi “magjik” për pastrimin rrënjësor të veshkave

By GAZETA SCANNER 1

January 29, 2024

Tufat me ngjyrë të ndezur të majdanozit janë ndjellëse dhe plot vlera për çdo lëng me bazë perimesh dhe frutash që ofrojnë energji, vitamina dhe minerale për organizmin. Lëngu i majdanozit mund të pihet veçmas ose të kombinohet me lëngje të tjera të freskëta si atë të mollës, portokallit e të tjera që janë bujare në vlera ushqimore dhe shëndetsore. Një gotë e mbushur në gjysmë me majdanoz të freskët ofron 30 ml lëng.

Përfitimet e vitaminës A

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e zemrës, mushkërisë dhe veshkave. Ajo luan rol thelbësor në mirëqenien e syve dhe mbron ngjyrën e retinës. Një racion prej 30 ml lëng majdanozi plotëson 14 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për meshkujt, 18 përqind të dozës së nevojshme për femrat, 16 përqind për femrat shtatzënë dhe 10 përqind për nënat lehonë.

Përfitimet e vitaminës C

Vitamina C tretet në ujë, ndaj ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në trup, sidomos pas faktit që një pjesë e madhe e saj largohet nëpërmjet urinimit. Kjo vitaminë thelbësore ndihmon në riparimin e dëmeve në organizëm, prodhon kolagjen për enët e gjakut dhe lëkurën, por edhe përshpejton shërimin e plagëve. Vitamina C shërben si antioksidant, duke mbrojtur trupin nga radikalet e lira dhe toksinat mjedisore.

Në një sasi prej 30 ml lëng majdanozi, gjenden 40 miligramë vitaminë C që plotëson 45 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 50 përqind të asaj për femrat. Femrat shtatzënë dhe nënat lehonë kanë nevojë për më shumë vitaminë C. E njëjta sasi lëngu ofron 47 përqind dhe 33 përqind të dozave të rekomanduara respektive të kësaj vitamine për këtë kategori. Pirja e duhanit pakëson sasitë e vitaminës C ndaj duhanpirësit kanë nevojë për shumë vitaminë.

Përfitimet e vitaminës K

Vitamina K që gjendet me bollëk tek barishtet dhe tek majdanozi e mbron organizmin nga mpiksjet e gjakut. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë gjakderdhje, ose vështirësi në rimëkëmbjen nga lëndimet dhe plagët. Vitamina K bashkëshoqërohet me kalciumin për mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. Në 30 ml lëng majdanozi gjenden 492 mikrogramë të vitaminës K, shumë më tepër se sasia e rekomanduar e kësaj vitamine për femrat dhe meshkujt.

Përfitimet e folatit

Folati, pjesë e grupit të vitaminave B, ndihmon me funksionet e qelizave dhe indeve. Ai ndihmon organizmin të prodhojë proteinë, qeliza të kuqe të gjakut dhe ADN-në. Ajo pakëson rrezikun e shfaqjes së anemisë në rastet kur nivelet e hekurit në gjak janë të ulëta. Folati është i nevojshëm për të pakësuar rrezikun e difekteve në lindje. Në 30 ml lëng majdanozi gjenden 46 mikrogram folat, ose 11.5 përqind të dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe femrat dhe mbi 9 përqind të dozës ditore për femrat shtatzënë dhe nënat lehonë.

Përdorimi i kurës me lëng majdanozi

Për të përfituar nga kjo kurë mjafton të konsumoni çdo ditë gjysëm gote me lëng majdanozi. Provojeni për 20 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar.