Lajme

IKShPK: Kujdes për personat e ndjeshëm, ajri jo i shëndoshë

By GAZETA SCANNER 1

January 16, 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm.

Në fotografinë e publikuar thuhet se në Prishtinë është 163 indeksi i cilësisë së ajrit.

Tutje, IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

Në thirrjen e tyre thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronik

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook.