Lajmest-slider

IKSHPK kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska, si masë parandaluese kundër Covid-19.

‘Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë! Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!
Ruani veten dhe të afërmit tuaj”, është thënë në apelin e IKSHPK-së.

Apeli i plotë i IKSHPK-së:

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!
Mbani distancën!
Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!
Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!
Ruani veten dhe të afërmit tuaj!
Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!