Lajme

IKShPK: Ajri në Prishtinë i ndotur, të reduktohen lëvizjet

By GAZETA SCANNER 1

December 05, 2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim për ajrin në kryeqytet.

IKSHPK-ja ka kërkuar nga të moshuarit e shtatzënat reduktime të lëvizjes, pasi ajri është shumë i ndotur.

“Ajri jo i shëndoshë sonte në Prishtinë. Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.