Lajme

Idrizi: Humbjet nga falja e tatimit në pronë planifikojmë t’i mbulojmë me inkasimin e borxheve

By GAZETA SCANNER 1

December 02, 2023

Komuna e Vushtrrisë është një nga disa komunat që ka marrë vendim për faljet e tatimit në pronë për qytetarët në vlerë deri në 100 euro për vitin 2023.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, tha se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që këtë të drejtë t’ua lë komunave.

Megjithatë të hyrat vetanake të komunave pritet të kenë rënie pas faljes së tatimit në pronë. E Idrizi thotë se atë kanë planifikuar se humbjen e mjeteve nga falja e tatimit në pronë t’i mbulojnë me inkasimin e mbledhjes së borxheve ndaj komunës.

“Kemi bërë planifikimet se borxhet që na i kanë do t’i inkasojmë dhe besoj që kemi mi mbulu. Qytetarët e Vushtrrisë do t’i kenë subvencione edhe studentët do t’i kenë, për bursa.. ashtu siç ju kemi dhënë këtë vit do t’i kenë edhe vitin e kaluar”, ka thënë Idrizi në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai duke folur për ndarjen e buxhetit për vitin 2024 për këtë komunë ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria financimin e pesë projekteve, ndërsa tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë me Qeverinë deri tani.