Lajme

Ibrahimi: Për katër vjet kemi parë veprime që po ndikojnë negativisht në ekonomi

By GAZETA SCANNER 1

October 31, 2024

Analisti Ilir Ibrahimi deklaroi në emisionin Rubikon se fokusi i vazhdueshëm në çështjet e sigurisë dhe rrezikut nga Serbia ka sjellë ndikim negativ në ekonominë e vendit.

“Ky lloj diskursi të cilin e kemi parë gjatë katër vjetëve të fundit ka pasur një ndikim negative në ekonomi”, ka thënë Ibrahimi.

Ai theksoi se ky diskurs dërgon mesazhe të paqarta te sektori privat dhe investitorët e huaj, pavarësisht garancive të dhëna nga ambasadorët e NATO-s për sigurinë e Kosovës.

“Nëse e shohim në çdo deklaratë të udhëheqësve të shtetit kanë pasur fokusin te çështjet e sigurisë, rrezikut nga Serbia, ndërkohë që ne kemi pasur ambasadorë të vendeve kryesore të NATO-s të cilët e kanë theksuar disa herë që Kosova është e sigurt nga trupat e NATO-s që janë prezentë këtu”.

“Ne kemi vazhduar ta nxisim këtë lloj diskursi i cili ka dërguar një mesazh negativ qoftë te sektori privat këtu brenda, mirëpo shumë më tepër edhe te investitorët potencialë të huaj”.