Lajme

Ibrahimi: Me Osmani kemi biseduar për problemet që s’po mundemi me i zgjidhë me Qeverinë

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2024

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se në takimin e djeshëm me presidenten, Vjosa Osmani përveç temës qendrore për dhunën në familje kanë diskutuar edhe për problemet që nuk po mundën me i zgjidhë me Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, këto probleme datojnë më herët dhe nuk kanë arritur që t’i zgjidhin në takime me Qeverinë.

“Ishte një takim për të diskutuar për problemet e nivelit lokal, pra për ta njoftuar presidenten. Ky takim ka qenë si vazhdim i takimit që kemi pasur si bord i Asociacionit të Komunave me presidenten para disa dite. Tema kryesore ka qenë dhuna në familje, pastaj për mundësinë e zhvillimit të turizmit dhe mundësinë e zhvillimit të platformave elektronike për t’i tërhequr turistët për t’i vizituar komunat. Po ashtu edhe brengat e autoriteteve lokale sa i përket grandit të katër, për shërbime sociale, ligjit për prokurim publik dhe marrja e mjeteve financiare nga komunat.

Me Osmanin kemi diskutuar për problemet që nuk po mundemi me i zgjidhë më Qeverinë e Kosovës. Këto probleme nuk janë të reja, datojnë që disa vite prapa, kemi tentuar disa herë më I bind anëtarët e Qeverisë në takime që kemi pasur dhe deri më tani këto probleme nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje nga niveli qendror”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.