Opinionisti Ilir Ibrahimi, po vlerëson se diskursi politik se në Kosovë ka tensione dhe luftë, ndikon negativisht në gjendjen ekonomike dhe të investimeve në vend.
Ai thotë se të tilla deklarata, përçojnë mesazhe negative tek investitorët.
Tutje ai komentoi edhe situatën ekonomike në vend, ku sipas tij, Kosova, ka rritje më të madhe ekonomike edhe se Amerika dhe Gjermania, mirëpo mbetet pikëpyetje nëse përmbush nevojat e shtetit të Kosovës.
”Nëse kthehemi tek loja me numra. Kemi vërejtur kohëve të fundit se ka një lojë me numra, në varet se si dhe çfarë po paraqet”.
”Rritja ekonomike e Kosovës nuk është më e madhja në rajon, është edhe më e madhe se e Amerikës dhe Gjermanisë. Mirëpo a është ajo rritje që na nevojitet neve dhe përmbush nevojat që ka Kosova. Duhet të dijsh se çfarë po krahason”.
”Rritja ndër 4% që e kemi pasur viteve të fundit, nuk është e mjaftueshme për Republikën e Kosovës. Ka pasur edhe mundësi të tjera, që ekonomia të rritet edhe më tepër sepse kemi pasur një momentum të tillë ku kompanitë tona do t’mund ta shfrytëzonin këtë momentum shumë më mirë”.
”Sepse kemi pasur një ndryshim të madh gjeopolitik në botë të cilin ne e kemi shfrytëzuar por vetëm minimalisht, sepse nuk kemi pasur një partneritet të mirë me pushtetin për të maksimalizuar këto mundësi që na janë ofruar sidomos nga tregjet e Evropës Perëndimore. E kemi një gjë që ka ndikuar shumë negativisht, diskursi i luftës, diskursi i vazhdueshëm i vendit në krizë, dërgon mesazh negative tek bashkëpartnerët investues ndërkombëtarë”.