Lajme

Ibrahimi: Deklaratat e Trumpit rreth NATO-s janë keqkuptuar, ka kërkuar që buxheti i mbrojtjes të jetë 2%

By GAZETA SCANNER 1

November 05, 2024

Sipas analistit Ilir Ibrahimi disa deklarata të ish-presidentit Trump për NATO-n janë keqkuptuar.

Sipas tij Trump ka kërkuar nga evropianët që ta rrisin shpenzimet e BPV-së në mbrojtje.

“Presidenti Trump gjatë presidencës së tij është keqkuptuar. Trumpi ka kërkuar që buxheti për NATO-n të jetë 2 për qind. E tash të gjitha shtetet po e çojnë në 2 për qind e më shumë buxhetin për ushtri”.

“Çështja e NATO-s nuk ka qenë në pikëpyetje në asnjë moment. Gjatë administratës Trump, nuk ka pasur asnjë tentativë për të cenuar NATO-n. Ato që ka kërkuar presidenti Trump është që për sigurinë tuaj duhet të jepni edhe ju kontributin tuaj”, deklaroi Ibrahimi në Rubikon.