Lajme

Ia mbylli derën e shtëpisë dhe nuk i la të futen brenda gruan dhe fëmijët, arrestohet mitrovicasi

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Mitrovicën Jugore.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari pas një mosmarrëveshje, ia kishte mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar gruan dhe fëmijët e saj të hyjnë brenda.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jugu 02.02.2024, 14:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.