Lajme

I ndalohet Kosova, duhet të shkojë 2 herë në muaj në polici: Këto janë detajet e lirimit të Radojçiqit

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2023

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, u arrestua dje në Beograd për tu liruar një ditë më vonë.

Gjykata e Beogradit nuk e miratoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria në Beograd kërkoi që të mbahej në paraburgim me arsyetimin se ai mund të arratisej.

Por, kjo nuk u miratua nga Gjykata, ndërsa ndaj tij u caktua masë tjetër.

Radoiçiqit tij i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.