Lajme

I mituri nga Peja martohet me vajzën nën moshën 16-vjeçare, policia intervenon

By GAZETA SCANNER 1

May 12, 2024

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast, ku një i mitur ishte martuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare në Pejë

Sipas policisë, viktima me dëshirën e saj është kthyer të prindi.

I dyshuari është liruar.

Raporti i plotë:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJET

Pejë 11.05.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima me dëshirën e saj është kthyer te prindi i saj (babai). Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.