Bekim Demjaha i mbijetuar i masakrës rrëfeu ndjesinë që ka kur shkon tek varrezat e familjarëve, që u vranë në masakrën që forcat serbe e kryen në Gjakovë në mesnatën mes 1 dhe 2 prillit 1999.
Ndjehem edhe mirë edhe keq. Ndjehem mirë se sot ne jemi të lirë, por ndjehem keq që ata nuk janë“.
Bekimi tregoi se familjarëve iu trashëguan emrat e të vrarëve.
“Po çika e ka emrin e nanës, Afërdita, e vëllai tjetër ia ka trashëgu emrin e vëllait të vrarë, Argjend“.
Mes lotëve, Bekim Demjaha tregon se e kanë veç një fotografi të përbashkët me vëllezërit.
“Kjo fotografi ka qenë kur Argjendi i ka pasë 2 vjet ose 3. Kjo është ndjenjë e mirë se jo që ne e kemi dasht Argjendin por e kanë dashtë krejt lagjja… Nuk mundem me mbajt edhe shumë sene mend për to, se andrrat e tij janë shuar si 5 vjeç”./T7