Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Prishtinë.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka larguar nga banesa dy familjarët e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 18.12.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kishte larguar nga banesa dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.