Rozë

“I ka zbuluar mesazhet me një tjetër”/ Në qershor u martuan, krizë mes moderatores dhe portierit?

By GAZETA SCANNER

December 10, 2024

Diletta Leotta e Loris Karius kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 22 qershor të këtij viti. Edhe pse pak muaj të martuar, duket se ka një krizë në çift.

Gazetari i njohur i lajmeve rozë në Itali, Gabriele Parpiglia, shkruan se moderatorja u ka treguar shoqeve të saj se portieri i ka zbuluar disa mesazhe që ajo ka shkëmbyer me një personazh të njohur.

Gjithashtu Parpiglia ka postuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi të çiftit, i cili ndodhet në Miami.

“Në Milano flitet prej kohësh për një krizë mes tyre, por askush nuk kishte shpjeguar arsyen. Por një burim pranë çiftit, ka zbuluar për ne se Diletta u ka treguar shoqeve të ngushta se Karius ka zbuluar mesazhet që ajo ka shkëmbyer me një personazh shumë të diskutuar. Dhe pasi ka zbuluar flirtimin, i ka kërkuar gruas një periudhë pauze për të reflektuar mbi raportin e tyre.

Në këtë pikë, Diletta ka bërë hapa mbrapa, pasi ka besuar te vlerat e familjes dhe sidomos tek ajo që ka ndërtuar me partnerin aktual. Ndaj duke përfituar nga ceremonia në Miami, i ka lejuar vetes një pushim të shkurtër atje bashkë me partnerin. Ne i kemi gjetur në buzë të detit dhe duket se mes tyre është kthyer qetësia, të paktën për momentin…”, shkruante gazetari italian në postimin që shoqërohej me foton i shfaqte të dy në plazh.

Ndërkohë kujtojmë se Leotta dhe Karius janë prindër të një vajze, Aria.