Alvaro Morata dhe Aluce Campello i dhanë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare, nga e cila kishin dhe katër fëmijë, duke marrë të gjithë vëmendjen e Spanjës.
Edhe pse pranë njëri-tjetrit ata dukeshin më të lumtur se kurrë, prapa syrit të fansave, kishte shumë debate të vazhdueshme, që sipas sulmuesit spanjoll kishin konsumuar lidhjen e tyre.
Në një intervistë të dhënë të fundit, Morata u shpreh se ai nuk e kishte tradhtuar kurrë Campellon dhe se një prej arsyeve që u ndanë ishte se ai donte të largohej nga Spanja drejt Italisë, pasi nuk mund të jetonte më aty pas kritikave të shumta.
Një tjetër lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja së fundmi, pas një situate të pakëndshme që ka ndodhur të dielën e kaluar mes Moratës dhe Campellos.
Burime raportojnë se Alice është parë në rrugët e Madridit duke folur në telefon pikërisht me kapitenin e “La Rojas” dhe pasi e mbylli telefonatën, ajo “shpërtheu” në të qara në mes të rrugës, duke thënë vazhdimisht: “Alvaro, Alvaro, Alvaro…”, me njerëzit përreth që e panë.
Disa prej tyre madje shkuan që ta ndihmonin duke parë gjendjen e keqe psikologjike të modeles, e cila nuk i ndalonte dot lotët e saj.