Rozë

“I blinte me lekë” Banorja e BBV rrëfen fundin me sherr të lidhjes 5-vjeçare me të dashurin turk: Më tradhtonte me shoqet e mia

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2024

Modelja Xheneta Fetahu, ka rrëfyer së fundmi historinë e saj të dashurisë me ish të fejuarin. Gjatë një bisede me Gjestin, ajo ka treguar se ka qenë e dashuruar me një djalë turk për pesë vite.

Mirëpo, ndonëse lidhja e tyre ka nisur shumë mirë ajo ka përfunduar për shkak të tradhëtisë dhe toksicitetit.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se raportin me babain e ish të fejuarit e kishte shumë të mirë por jo njësoj me nënën dhe motrën e tij pasi sipas modeles ato e xhelozonin.

“Në fillim ka qenë shumë i mirë. Është sjell shumë mirë me mua, edhe babai i vet. Përveç nënës dhe motrës që nuk më donin mua. Ato nuk më kanë dashur, nuk janë shqiptare. Ato xhelozonin” tha ajo.

Xhaneta shtoi se kur dyshja janë ndarë situata ka agravuar aq shumë saqë ka shkuar deri në denoncime.

“Kur jemi ndarë kemi pasur shumë probleme, ka shkuar situata deri në denoncime. E ka pasur të ndaluar me ligj të më afrohet dhe të më kontaktojë mua, edhe ai edhe familja e tij”.

Në mes këtyre deklaratave banorja e Big Brother tha se ish partneri e kishte tradhëtuar me shoqet e saj duke theksuar se “i blinte” me lekë ato. “Nisi të më tradhtojë, të dalë me vajza të tjera. Të gjitha shoqet e mia i ka blerë me para”.