Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë mirë që e ka “riaktualizuar tendencën” e Grupit të VV-së në Tiranë për “qëndrime antiamerikane e antiperëndimore”.
Hyseni në një shkrim në Facebook ka thënë se “Grupi i Tiranës” është duke “diktuar” edhe politikat qeverisëse në Kosovë, derisa shtoi se këta anëtarë të VV-së kanë për qëllim vënien e Kosovës në raporte konfrontuese më SHBA-në dhe BE-në.
“Ka kohë që i ashtuquajturi “Grupi i Tiranës” përpos politikave të VV-së dikton edhe politikat qeverisëse në Kosovë. Krijimi dhe etablimi i politikave anti-amerikane dhe anti-perendimore duket të jet misioni i këtij “Grupi” që ka për qellim vënjen e Kosovës në raporte konfrontuese me SHBA-të dhe BE-në. Diçka që kishte filluar diku në vitin 2015, duket se është konsoliduar fort në politikat partiake të VV-së dhe ato të Qeverisë Kurti. Abdixhiku bëri mirë që e riaktualizoi këtë tendencë. Është detyrë e forcave politike opozitare në Kosovë të mos qëndrojnë indiferent ndaj këtyre përpjekjeve dhe politikave të këtij “Grupi””, ka shkruar Hyseni.