Lajme

Hyseni për marrëveshjen: Një hap në drejtim të duhur

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni,  ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për hekurudhat dhe autostradat në Munih të Gjermanisë.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e qartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik”, shkruan ai.

“Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, atë për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur!”, shkruan ai në Facebook.