Lajme

Hyseni: Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh mjek kosovar, Ekrem Hyseni, ka folur mbi aktualitetin.

“Nuk po shohim ndryshime rrënjësore në shëndetësi. A është e domososhme? Është patjetër. A ka pasur premtime? Po ka pasur. Buxheti nuk është i volëg por reformat nuk po shihen. Ka vetëm reforma kozmetikë”, u shpreh ai.

Hyseni, tha se në planin afatmesëm, ndryshimi rrënjësor përfshin planifikimin e qartë dhe korrekt të resurseve humane, shërbimet deficitare që nuk kanë qenë deri sot, ato t’i marrin.

“Nuk kemi ndryshime. Ka shumë shërbime që mungojnë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani

“Fondi i sigurimeve shëndetësore nuk është askund. Ky është problem i vjetër”, tha tutje mjeku kosovar.