10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Hyri në histori të Kupës së Botës, Ronaldo: Jam shumë krenar dhe tejet i lumtur

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo ka komentuar pas ndeshjes momentin historik të tij, ku u bë lojtari i parë në histori që shënon në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ronaldo ishte ai i cili e zhbllokoi rezultatin në fitoren e sotme 3:2 të Portugalisë kundër Ganës.

Pas këtij suksesi foli edhe vetë ylli portugez, duke thënë se është krenarë për arritjen e tij.

“Ishte një moment i bukur, Botërori im i pestë. Ne fituam, filluam në këmbë, është një fitore shumë e rëndësishme”, tha ai në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e dimë që në këto gara ndeshja e parë është vendimtare, por edhe rekordi për të qenë lojtari i parë që shënon në pesë Botëror, është diçka që më bën shumë krenar dhe jam shumë i lumtur që skuadra mori një rezultat në një lojë të vështirë. Hapi më i rëndësishëm ishte që fituam, ishte një javë që përfundoi një kapitull, u mbyll dhe tani duam të fillojmë me një këmbë të mirë”, shtoi më tej Ronaldo.

Kujtojmë që aktualisht 37-vjeçari është pa klubi, pasi Man United edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me kapitenin e Portugalisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit