Autorja e serisë së librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ka thënë që le ta arrestojë policia pasi që ka shfaqur kundërshtitë ndaj legjislacionit të ri mbi krimet e urrejtjes që ka hyrë në fuqi në Skoci.
Ligjet e reja u futën në fuqi më 1 prill, duke e cilësuar si krim “nxitjen e urrejtjes” në bazë të moshës, fesë, orientimit seksual, identitetit trasgjinor ose ndërgjinor.
Një person kryen shkelje nëse komunikon material apo sillet në një mënyrë që një “person i arsyeshëm do ta konsideronte si kërcënuese apo abuzive”.
“Për momentin ndodhem jashtë vendit, por çfarë nëse ajo që e kam shkruar cilësohet si shkelje nën termet e aktit të ri, atëherë pres që të arrestohem kur të kthehem në vendlindjen e Iluminizmit skocez’, ka shkruar ajo.