Lajme

Humolli: VV-ja nuk mund të arrinte 51% pa mua

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

Deputeti Fatmir Humolli ka treguar arsyet pse ai ka dalë nga VV-ja dhe tani është i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Humolli, duke folur për marrëdhëniet e tij me eksponentët e VV-së, tha se ka raporte korrekte me lidershipin.

Ai thotë se u bind që t’i bashkohej VV-së, pasi që mendonte se mund të bënte ndryshim.

Ai beson se VV nuk do të arrinte shumicën e bindshme pa të.

“VV-ja nuk mund të arrinte 51% pa mua”, tha ai në emisionin Pressing në T7.