Lajme

Humolli synon të garojë në zgjedhje me parti të vet, “nëse shohim që e kalojmë pragun”

By GAZETA SCANNER 1

October 19, 2024

Deputeti i pavarur – i dalë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje – Fatmir Hunolli, thotë se në këto zgjedhje nuk garon nën ombrellën e asnjë partie, dhe se mund të garojë me një subjekt politik të vet “nëse shohim që e kalojmë pragun”.

Me partitë aktuale nuk do garoj. Nëse arrijmë me i kriju kushtet për të kalu pragun prej 5% do të garojmë me subjektin tonë politik. Jemi duke punu dhe duke vlerësuar gjendjen dhe mundesit reale për të patur sukses” tha Humolli për Gazetën Blic.

Nëse vlersojmë se nuk ka mundësi me kalu pragun, nuk do provojmë fare.Nese hyjmë në garë do publikojmë gjithçka që është e nevojshme” tha Humolli.