Lajme

Humolli: Qeveria jokorrekte, ka hyrë në pazare politike me Serbinë në dinarin

By GAZETA SCANNER 1

April 26, 2024

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, tha se Qeveria e Kosovës është treguar jokorrekte me elektoratin e vet.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Humolli tha se qeveria Kurti ka premtuar se do ta kundërshtoj Asociacionin ndërsa tashmë sipas tij po e pranon një gjë të tillë.

Sipas Humollit, Kurti e kishte kundërshtuar edhe dhënien e Manastirit të Deçanit dhe tani e miratoi një vendim të tillë.

“Asociacioni ka mision prej Serbisë me pengu Kosovën në zhvillim normal. Derisa bashkimi Evropian nuk i bënë presion Serbisë të bëjnë Asociacion të shqiptarëve të cilët jetojnë brenda Serbisë, , Sanxhakut të cilin çdo ditë janë duke e asimiluar prej shtetit serb, i patën zgjedhjet e fundit në Maqedoni që janë afër 40 për qind të popullatës nuk janë maqedonë e nuk janë bullgar dhe nuk i bëhet presion që këtyre shteteve t’i kenë rregullat njëjtë siç i ka Kosova”, tha Humolli.

Ai shtoi se Kosova i ka dhënë mjaftë të drejta serbëve të Kosovës në Kuvendin e Kosovës por shtoi se Qeveria nuk është korrekte me qytetarët.

“Nuk është korrekte për arsye se qytetarët kanë kërkuar diçka tjetër jo qfarë po zbaton sot qeveria, as nuk ka premtu Asociacionin, as Manastirin me ia falë shtetit serb. Edhe për çështjen e Asociacionit në esencë nuk duhet me pritë diçka tjetër sikurse ajo për Manastirin”, tha Humolli.

Ndërsa i pyetur për çështjen e dinarit dhe diskutimin e kësaj teme në dialog, Humolli tha se edhe kjo është jokorrekte me qytetarët pasi sipas tij qeveria ka hyrë në pazare politike me Serbinë.

“Jo korrekte me elektoratin sepse në fushatë është premtu që do të bisedohet me serbët për problemet e tyre, nuk është premtu që do të diskutohet me Serbinë për serbët e Kosovës dhe pranimi me bisedu për çështjen e dinarit e ka defaktorizu për arsye i ka dhënë të drejtë Serbisë me bë pazare politike për Kosovën se në kushte normale është dashtë me diskutu me Serbinë për problemet mes shqiptarëve dhe serbëve por jo për çështjen e Kosovës”, tha Humolli.