Lajme

Humolli: Po punojmë për ta formuar një parti të re politike, do të ketë edhe deputet nga VV-ja

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Fatmir Humolli, deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se janë duke punuar për të formuar një parti të re politike në të cilën ai tha do të ketë deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Jemi duke e formuar një parti të re politike, do të ketë edhe deputet nga VV-ja. Jemi duke punuar deri me 15 nëntor nëse mund të formu një listë kredibile qysh mendojmë përafërsisht me këto vlera qysh mendoj unë mirë… që s’mundemi, atëherë presim”, tha ai.