Sport

Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se përleshja mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës në korrik të këtij viti, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po fliste për situatën në veri ka qenë e orkestruar nga Qeveria.

Humolli për “DebatPlus” ka thënë se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë se sa zakonisht.

Për seancën kur u bo problemi në Kuvend që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend, d.m.th. Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli.