Lajme

Humolli i quan lojëra të brendshme të Serbisë kërcënimet ndaj Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Deputeti i pavarur i Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk sheh frikë nga kërcënimet e Serbisë për sulme ndaj Kosovë.

Ai ka thënë se këto krejt janë lojëra të brendshme të Serbisë, duke thënë se përballë institucioneve të Kosovës, Serbia s’mundet me kanë e fuqishme.

“Unë Serbisë nuk i frikësohem kurrë. Serbia ka qenë e fortë kur kemi qenë individë, grupe por përballë institucioneve tona s’mundet me kanë e fuqishme. Lojërat që i banë Serbia janë të brendshme”, ka thënë Humolli në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet në shfrytëzimin e mundësive të dhëna, duke theksuar se po të ndodhte një gjë e tillë, Serbia nuk do të mendonte për Kosovën.

Në vazhdën e paralajmërimeve për përgatitje nga Serbia për ta sulmuar Kosovën, ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se kanë informacione të sigurta se Serbia po kryen përgatitje për ta sulmuar Kosovën me qëllim të destabilizimit.