Lajme

Humolli: Është përçarë populli, faji është i kësaj qeverie

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2023

Fatmir Humolli, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se populli është i përçarë dhe për këtë fajtor sipas tij është Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.

Humolli në Pressing të T7, ka folur edhe për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte një mesazh që ata deputetë janë me Mimozën.

Sipas tij, kjo ka qenë nënçmim për elektoratin, pasi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të tjera premtime gjatë fushatës.