Lajme

Humolli e quan Konjufcën aktivist të VV-së: Kanë pasë qëndrime korrekte veç kur ishin në opozitë

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli thotë se mendimet e qëndrimet e Qeverisë aktuale ishin korrekte, në kohën kur ishin në opozitë.

Por, Humolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se çdo gjë ndryshoi kur fituan qeverisjen e vendit.

“Politikisht VV-ja ka pasë qëndrim korrekt për zhvillimet politike e ekonomike, sa ka qenë në opozitë. Tani Qeveria nuk është duke përfaqësuar mendimet e ish-opozitës”, tha Humolli.

Referuar edhe deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se nuk pret diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Humolli thekson se kjo është përgjigje e një aktivisti.

“Kur të pyetet çdo aktivist i VV-së, përgjigjen do ta japë të saktë. Ashtu edhe Konjufca është përgjigjë si aktivist”, tha Humolli për GazetaBlic.