Lajme

Humolli: Amerika nuk ka qenë e befasuar me veprimet e qeverisë në veri, ata e njohin mirë Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2023

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, vlerësoi se Amerika nuk ka qenë aspak e befasuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës karshi veprimeve të fundit në veri.

Pasi sipas tij, Amerika e njeh shumë mirë popullin e Kosovës, derisa shtoi që më befasuese ka qenë fitorja e Vetëvendosjes me 51 përqind.

“Amerika ka diplomaci e informacione të fuqishme. Unë jam shumë I bindur që politika amerikane nuk ka qenë e befasuar me veprimet e Qeverisë, sa i përket zhvillimeve në veri. Amerika e njeh shumë mirë Kosovën, i njeh të gjithë faktorët. Befasi ka qenë prej kur ka fituar Vetëvendosje 51 përqind dhe ka filluar me politikë të njëjtë sikurse partitë tjera politike, që nuk i kanë zgjedhur problemet e Kosovës për 20 vite. Vetëvendosje i ka përdorur mjetet e njëjta. Pas fitores së VV-së, Serbia është mobilizuar te faktorët ndërkombëtar”, deklaroi Humolli në emisionin “Infonata”.

Madje, Humolli deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare i ka dhënë më së shumti hapësirë faktorit serb në Kosovë.

“Bashkësia Ndërkombëtare nuk është korrekte në zgjedhjen e problemeve në Ballkan”, theksoi ai tutje në Tëvë1