Ekonomi

Humbja më e madhe e pasurisë në botë, 41 vjeçari humbi 27 miliardë dollarë

Miliarderi kinez, Colin Huang është themeluesi i gjigantit kinez ‘Pinduoduo’ dhe një nga biznesmenët më të pasur në botë.

Në një moment, pasuria e tij neto arriti në 45 miliardë dollarë, duke e vendosur atë prapa njerëzve më të pasur të Kinës, Ma Huaten, Tencent Holdings Ltd. dhe Jack Ma i Alibaba Group Holding Ltd.

Kohët e fundit, megjithatë, ai humbi 27 miliardë dollarë, shuma më e madhe që ka kanë humbur miliarderët nëpër botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Teknologjia e madhe, lojërat, mësimet në internet kanë marrë goditje, ndërsa kumari në Makau është industria e fundit që ndjen krizën.