Sport

Humbja e Kosovës, reagon Zhegrova: Do të kthehemi më të fortë

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2024

Sulmuesi Edon Zhegrova, ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Kosova pësoi humbje me rezultat 0:3.

E Zhegrova, u shpreh se ekipi do të kthehet më i fortë, dhe tha se është falënderues për gjithë përkrahësve.

“Do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë përkrahësve”, shkroi ylli i Lilles në Instagram.